Envoyer à un ami

Punësimi Shqipëri

Oferta pune në Shqipëri Go to detailed description

Punësimi Shqipëri

Oferta pune në Shqipëri Go to detailed description

GET INVOLVED WITH INCREDIBLE SCIENTIFIC PROJECTS!
SCIENCE CAMPS WHICH COULD CHANGE THE WORLD!
Exceptional adventures and real projects for sustainable development

Home > Offres d'emplois > Punësimi Shqipëri

Submit your application

Add to my WishList

Introduction

Kjo faqe është për ata që dëshirojnë të përfshihen në krijimin e Grupit të Shqipërisë të OJQ-së Objectif Sciences International.

The Job Offer

Aktualisht në Shqipëri është duke u zhvilluar procesi i ngritjes së Grupit Lokal OSI nga profesionistët e vendit.

Mundësitë e Angazhimit

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një punë, apo jeni ofrues shërbimi, mundesitë e punësimit dhe angazhimit të propozuara nga Grupi Lokal në Shqipëri i OJQ-ë Objectif Sciences International janë:

  • Edukimi Shkencor në Shqipëri
  • Ndërhyrja në Shkollat Shqiptare
  • Mentorim për Udhëtime Shkencore dhe në Natyrë në Shqipëri
  • Mentorim për formimin teknik në Shqipëri
  • Drejtim i Programeve të Kërkimit dhe Edukimit në Shkencat e OJQ-së OSI në Shqipëri
  • Drejtim i Programeve të Zhvillimit me Pjesëmarrje të OJQ-së OSI në Shqipëri
  • Drejtim i Programeve të Edukimit dhe Zhvillimit të Qendrushëm të OJQ-së OSI në Shqipëri

Afatet Kohore

Iniciativa që ka nisur në Shqipëri do të çojë në krijimin e aktiviteteve për publikun shqiptar. Krijimi i këtyre aktiviteteve do të çojë në krijimin e mundësive të punësimit në Shqipëri.

Ata që dëshirojnë të përfshihen në krijimin e mundësive të punësimit në vend duhet të marrin pjesë në Trajnimin e Parë “Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm”.

Afatet kohore janë si më poshtë:

  • Fund prill 2016: Trajnimi i Parë “Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm”.
  • Fund prill 2016: Nëse dëshironi të keni rolin e Përgjegjësit të Ekipit, të Menaxherit ose të Trajnerit, pranë OSI Shqipëri, duhet të ndiqni Trajnimin për Formimin e Menaxherëve të Programeve, që do të mbahet gjatë javës së Trajnimit të Parë.
  • Fillim qershor 2016: Tashmë jeni integruar në Grupin e OSI Shqipëri dhe jeni pjesë e aktiviteteve të Grupit në Shqipëri.
  • Korrik 2016 - Gusht 2016: Periudha e Programimit të aktiviteteve në Shqipëri
  • Shtator 2016 : Miratimi i aktiviteteve të para të OSI në Shqipëri.
  • Shtator 2016 - Qershor 2017: Promovimi i anëtarëve të Grupit OSI Shqipëri.
  • Duke nisur nga janari i 2017: Zhvillohen aktivitet e para të Grupit OSI në Shqipëri.
  • Duke nisur nga janari i 2017: Punësimet e para për pjesëmarrësit në Trajnimin e Parë “Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm”.

Lista e Mundësive të OSI

Ekipi lokal OSI krijon:

  • Një ekip profesional, i formuar në vazhdimësi, i pavarur, që zbaton aktivitetet e OSI në vend.
  • Vende pune dhe të ardhura për ju dhe për ekonominë lokale (5 deri në 50 vende pune të krijuara).
  • Mundësi për Udhëtime Shkencore dhe në Natyrë për qytetarët e vendit tuaj.
  • Mundësi për Edukimin teknik në fushat shkencore, teknike dhe mjedisore.
  • Mundësi për Formimin pedagogjik të nivelit të lartë, për anëtarët e ekipit OSI në vendin tuaj, dhe për publikun tuaj (shkolla, universitete, etj.).
  • Mundësi për ndërhyrje në shkollat dhe unvierstitetet e vendit tuaj.
  • Një grup për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të vendit, fal programeve që ju zbatoni si pjesë e grupit OSI në vend.
  • Një program vjetor Takimesh në vend të përqendruar në aktivitetet tuaja.
  • Akses në Konventën ndërkombëtare vjetore të OSI që mbahet në OKB, Pallati i Kombeve, në Gjenevë.

Mentorët dhe Trajnerët

Ju jeni mësues, në pozicion kërkuesi, apo udhëheqës biznesi.

Për ju, atashimi pranë Grupit OSI në vend, do të na ndihmojë të krijojmë më shpejt, e më shumë, vende pune.

Bashkohuni me ne në Trajnimin e Parë “Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm”, për t’u integruar me Grupin OSI të vendit tuaj, që ju mundëson të jeni pjesë e grupit vendim-marrës në vend.


Procedurat

Për të:

  • Mbështetur krijimin e vendeve të punës si Mentor,
  • Përfituar një punë,

Ju duhet të:

Nëse dëshironi të shkoni më tej dhe të merrni përsipër përgjegjësi për krijimin e Grupit Lokal OSI, mund të:


Kontakt

Menaxherët e Krijimit të Grupit OSI në vendin tuaj do të vendosen në kontakt me ju pasi të keni plotësuar formularin e regjistrimit në Trajnimin e Parë, të cilin e gjeni në këtë faqe http://www.educateur-scientifique.com/Formation-de-Niveau-1-en-Pedagogie.html.

Për më tepër, ju mund të vendoseni në kontakt me anëtarët e tjerë të Grupit OSI në vendin tuaj duke u regjistruar në grupin në Facebook, të cilin e gjeni në këtë faqe https://www.facebook.com/groups/OSIAlbania/.

Gjithashtu ju mund të merrni informacion duke bërë të gjitha pyetjet që dëshironi.


Nos partenaires

Voir également